Erdogan: Ankesat për rezultatet zgjedhore do të vazhdojnë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se partia e tij në pushtet do të vazhdojë të kundërshtojë parregullsitë në zgjedhjet lokale të muajit të kaluar “deri te e fundit”, duke shtuar se organi më i lartë i zgjedhjeve në vend do të ketë fjalën e fundit për këtë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kur Këshilli Suprem i Zgjedhjeve të marrë vendimin përfundimtar, çështja (mbi zgjedhjet) do të përfundojë për ne”, tha presidenti Erdoğan, në një konferencë ndërkombëtare të biznesit të organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shërbimeve Publike (Memur-Sen) në kryeqytetin Ankara.

Presidenti turk tha se “përmes historisë sonë, çdo lloj partie politike është drejtuar në metoda të tilla”, duke shtuar më tej se ankesat e tilla ishin “kërkesë e demokracisë”.

Miliona votues turq votuan në mbarë vendin më 31 mars, në zgjedhjet lokale për të zgjedhur krerët e bashkive, anëtarët e këshillit të qytetit dhe zyrtarë të tjerë për pesë vitet e ardhshme.

Duke kundërshtuar rezultatet, partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kërkoi një rinumërim, duke thënë se kjo mund të ndryshojë rezultatet.

Duke kritikuar disa nga mediat perëndimore që përpiqen ta paraqesin ekonominë në dritë negative, presidenti Erdoğan tha se, “Çfarëdo që të bëni, cilët do tituj që përdorni, Turqia qëndron në këmbë dhe do të vazhdojë rrugën e saj duke u rritur më fuqishëm”.

Erdoğan kritikoi gazetën britanike “Financial Times” për mbulimin e saj të Turqisë, duke kërkuar vëmendje ndaj qëndrimit të Londrës ndaj refugjatëve.

“Sa refugjatë strehon vendi juaj… vazhdoni dhe shkruani një histori për këtë po ashtu”, tha presidenti Erdoğan.

 

Zjarr Tv Ad