Erdogan: Ata vranë 7 nga tanët, ne do vrasim 700 prej tyre!

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka premtuar hakmarrje të ashpër për 7 ushtarët turq të vrarë nga terroristët kurdë orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Sulmi i forcave të PKK-së mëngjesin e sotëm në provincën e Batmanit la 7 ushtarë të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.
Presidenti Erdogan tha se për çdo ushtarë të vrarë do të vriten të paktën 100 terroristë.
“Terroristët do t’i bëjmë ta paguajnë shtrenjtë. 7 ushtarë ranë dëshmorë sot, por a do të ndalojmë ne? Nuk do të ndalojmë. Ata morën 7 dëshmorë nga mesi jonë, ne do të vrasim 700 terroristë nga ata. Nuk do të ndalojmë në asnjë mënyrë”, tha Erdogan, i cili foli pasditen e së enjtes në “TRT World Forum”, në Stamboll.
Erdogan më tej akuzoi Amerikën se po armatos YPG-në në Siri, të cilën Ankaraja e quan krah të organizatës terroriste PKK, e cila i ka shkaktuar më shumë se 40 mijë viktima Turqisë në 4 dekadat e fundit.
“Në Siri janë sjellë 19 000 kamionë me armë dhe municione. Nga cili shtet? Nga Amerika

Zjarr Tv Ad