Salianji në prokurori: Kam fakte të reja, do ti bëjmë publike

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-se Ervin Salianji pas dëshisë së dhenë në prokurorinë e Krimeve të Rënda për  120 minuta, u shpreh se kishte dorëzuar gjithashtu dhe nje material për personat që janë në dijeni për rrethanat e ngjarjes.

“Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di.
Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën por punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsyee nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafaj e Ramës për të fshirë provat.

Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.
Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD
Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla.
Kemi paraqitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta.
Kam prova për personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme”, deklaroi Salianji.

Zjarr Tv Ad