Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilov, ka bërë me dije se është mirëpritur propozimi që ministrat rusë dhe ata ukrainas të zhvillojnë bisedimet në Turqi javën e ardhshme.
Sipas tij, ideja e mbajtjtes së një takimi të tillë gjatë një forumi diplomatik në datat 11-13 mars në Antalia, është një ide e mirë.
Ndërkohë më herët u bë me dije se raundi i tretë i bisedimeve mes delegacioneve ruso-ukrainase mund të zhvillohen këtë fundjavë.
Raundi i dytë i bisedimeve i mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët .