Erdogan ndërmjetësues? Ambasadori rus jep informacione mbi raundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilov, ka bërë me dije se është mirëpritur propozimi që ministrat rusë dhe ata ukrainas të zhvillojnë bisedimet në Turqi javën e ardhshme.

Sipas tij, ideja e mbajtjtes së një takimi të tillë gjatë një forumi diplomatik në datat 11-13 mars në Antalia, është një ide e mirë.

Ndërkohë më herët u bë me dije se raundi i tretë i bisedimeve mes delegacioneve ruso-ukrainase mund të zhvillohen këtë fundjavë.

Raundi i dytë i bisedimeve i mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët .

Zjarr Tv Ad