Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në veri të Sirisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në një takim me gazetarët ka bërë vlerësime lidhur me operacionin “Burimi i Paqes” që vazhdon në territorin sirian me ç’rast ka thënë se më e rëndësishmja është që ky operacion të zhvillohet me humbje minimale dhe të përfundohet me sa më pak dhimbje.
Ai tha se “në operacion janë marrë nën kontroll qendra Ras al-Ayn dhe 4 fshatra”.
“Deri më tani ka patur 652 sulme me mortaja dhe raketa në vendbanimet që ndodhen në qytetet Şanlıurfa, Mardin, Şırnak dhe Gaziantep”, tha Erdoğan duke shtuar se “Si pasojë e sulmeve të kryera ndaj qyteteve tona kufitare janë martirizuar 18 shtetasit tanë një pjesë e tyre janë fëmijë, ndërkohë që janë plagosur edhe 147 shtetas të tjerë”.
Ndërsa në lidhje me numrin e terroristëve të neutralizuar, Erdoğan tha se “Deri më tani janë neutralizuar 490 terroristë, nga të cilët 440 prej tyre janë vrarë, 26 janë plagosur dhe 24 janë dorëzuar”.
“Në këtë operacion mbështetjen më të madhe e marrim nga kurdët e Sirisë”, tha Erdoğan i cili ka njoftuar se gjatë operacionit kanë rënë dëshmorë 2 ushtarë turq dhe 16 anëtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).
“Nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në veri të Sirisë. Përse ndodhemi ne në Siri? Sepse regjimi nuk mund të qëndrojë në këmbë përballë terroristëve”, tha Erdoğan duke nënvizuar se është e qartë që operacioni vendos në objektiv terroristët dhe jo popullin e Sirisë apo kurdët atje.
“Po të mos kishim ndjeshmëri humanitare, fuqia ushtarake e Turqisë është e mjaftueshme që ta shkatërronte organizatën terroriste brenda disa ditësh. Por, ne por tregojmë një ndjeshmëri si ajo e argjendarit, po përpiqemi që të mos dëmtohet as edhe një i pafajshëm”, theksoi presidenti turk duke shtuar se kjo është një çështje ekzistence për Turqinë.