Erdogan për median turke: E shohim Shqipërinë si mike dhe si aleate të natyrshme

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan nesër do të vijë në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Ai do të vizitojë shtëpiat e rindërtuara në Laç që janë financuar nga Turqia, pas tërmetit shkatërrimtarë të 26 nëntor 2019.

Para vizitës së tij në Tiranë, Erdogan ka folur për median turke dhe në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë.

Ai është shprehur se Turqia e sheh Shqipërinë edhe si mike edhe si aleate të natyrshme, teksa tha se Turqia ka mbështetur gjithmonë me vendosmëri zhvillimin dhe sigurinë e Shqipërisë mike dhe vëllazërore dhe se këtë do ta bëjnë edhe në të ardhme.

Si rezultat i këtij vullneti, Shqipëria është kthyer në një nga vendet ballkanike me të cilat marrëdhëniet e Turqisë janë më të qëndrueshme dhe pozitive. Në kuadrin e parimit të “dialogut politik të nivelit të lartë” të politikës së jashtme turke, marrëdhëniet me Shqipërinë po diversifikohen dhe thellohen çdo vit

Zjarr Tv Ad