Erion Braçe kritikon Qeverinë, flet për profesionin që nuk po u rritet ende paga: Bëjnë punën më të vështirë, të rrezikshme

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas prezantimit të paketës së dytë të qeverisë që përfshinte dhe rritje të pagës minimale dhe të disa profesioneve të tjera, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ngre shqetësimin për zjarrfikësit, të cilët thekson se bëjnë punën më të vështirë dhe të rrezikshme.

Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, shkruan Braçe.

“Po Zjarrfikësit?! Po Rrogat E Tyre?! Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve; Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të forcave të armatosura;

Po rrogat e zjarrfikësve, pse jo? Është puna më e vështire, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë; Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, është reagimi i Erion Braçes në Instagram.

Zjarr Tv Ad