Erion Braçes i prishin gjumin zhurmat e pallatit në ndërtim/ Punëtorët ia kthejnë: Muzika është e lejuar deri në orën 23.00!

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministri Erion Braçe, publikon shpesh denoncime për probleme që has në jetën e përditshme. Edhe pse me post të lartë, ndonjëherë edhe ai vetë duket se nuk gjen dot zgjidhje.

Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, Braçe thotë se sot “në pikë të mëngjesit” zhurmat e një pallati në ndërtim pranë pallatit të tij, “i kanë prishur gjumin”. Edhe pse ka dalë në ballkon dhe ka pyetur punëtorët se ishte e shtunë dhe ora vetëm 07.28 e mëngjesit, puna ka vazhduar.

Madje, vetë zv.kryeministri thotë se punëtorët ia kanë kthyer, duke i thënë se “Muzika është e lejuar deri në orën 23.00!”

“Ora 7.28, e shtune! Miremengjes! Ashtu eshte, fiks sic e mendoni! I pyeta dhe me thane: Muzika eshte e lejuar deri  ne oren 23.00!”, shkruan Braçe.

Zjarr Tv Ad