Erion Veliaj “kunja” ndaj Dukës: Nuk e djeg jorganin për një plesht! Problematikat zgjidhen edhe pas datës 25 maj

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një intervistë për televizionin “Klan News”, lidhur me finalen e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Veliaj u pyet se si ka qenë bashkëpunimi i Bashkisë së Tiranës, me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka thënë se bashkëpunimi ka qenë mjaft i mirë dhe se “di të ndaj problematikat që mund të zgjidhen pas datës 25”, duke treguar qartë se problemi Duka, me sa duket nuk është mbyllur ende dhe po pritet përfundimi i finales.

Veliaj shtoi se ai nuk është nga ata që “djeg jorganin për një plesht”.

Kryebashkiaku shtoi se data 25 është “një ditë feste për Tiranën” dhe se kryeqyteti do të shtohet me 10% të popullsisë ndaj masat e ndërmarra, për shpalljen e ditës pushim për  administratën, janë shumë të nevojshme, për të siguruar akses për të gjithë tifozët dhe vizitorët.

Zjarr Tv Ad