Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar në Washington DC edhe me ish-ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan: “I lumtur që u takova me miken e vjetër, ish ambasadoren e SHBA-së dhe avokaten e palodhur të Shqipërisë, Yuri Kim, në Washington DC. Ajo ka të drejtë kur thotë: ‘Ti mund të largohesh nga Shqipëria, por Shqipëria nuk largohet kurrë nga ty’. Mezi pres të shtojmë bashkëpunimin mes qyteteve përtej Atlantikut, teksa Tirana përgatitet të presë B40 në 2024”.
Yuri Kim mbylli mandatin e saj në Tiranë, për t’u kthyer në Washington, aty ku Presidenti Biden i ka caktuar një detyrë më të lartë, përgjegjësen për Çështjen evropiane, si Zëvendësndihmës Sekretare e Shtetit.