Përplasen tre mjete në aksin Elbasan-Cërrik, dy persona përfundojnë në spital, një nga drejtuesit shoqërohet në polici

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 drejtues.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” dhe të lënduarit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin tjetër të njërit prej mjeteve.

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad