Erisa Xhixho: Incineratori i Tiranës nuk punon, qarkullojnë miliona euro nga zyrat e shtetit

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputetja socialiste Erisa Xhixho u shpreh se Kryetarja e LSI ka qenë e para që ka denoncuar aferën e incioneratorëve.

Sipas saj, janë bërë 3 kallëzime në SPAK dhe theksoi se incineratori i Tiranës momentalisht nuk punon dhe nuk ofron shërbimin për të cilin është dhënë koncesioni.

Xhixho: Kryetarja e LSI e para që ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Kemi bërë tre kallëzime, nuk kemi mbetur vetëm në deklarata publik. Inceneratori i Tiranës nuk punon, nuk kryen shërbim. Është ngritur vetëm si magazinë.

Janë miliona euro që qarkullojnë nga zyrat e shtetit. Janë ngritur shumë kompani fiktive, mund të identifikohen lehtësisht nga SPAK. Shfrytëzohen për të fryrë kapitalin e inceneratorëve.

Zjarr Tv Ad