Kush e vlerëson veten si kritik apo edhe dashamirës i Edi Ramës duhet të refuzojë të rrijë në të njëjtin ambient me të. Ta refuzojë siç refuzohet një i çmendur, një rrugaç bulist që shan kë i del përpara. Të ndërrojnë rrugë siç ndërroja unë dikur kur shihja Nuredinin e çmendur që gjuante me gurë kalimtarët. Ta lënë të vetmuar të llomotisë monologje vetëkënaqëse në televizionet e veta apo të klientëve të tij. Vetëm ashtu ndoshta qetësohet… Ai është një i sëmurë me amok që sapo hap gojën qelb gjithë Shqipërinë me kutërbimin e vulgut e të dhunës verbale. I sëmuri që përshkruan Cvajgu te novela e famshme nuk është asgjë përpara këtij. Ai të paktën shkumëzonte nga dashuria dhe kishte njëfarë kuptimi…Ndërsa këtë e ka mbërthyer deliri i rrugaçit plak që ndjek si i harbuar kalamanjtë e lagjes pse ata janë të rinj e ai plak. Futuni brenda dhe mbylleni derën nga brenda. Do e gjeni të dëshpëruar në agoni duke pritur daljen jashtë. Nëse kolegët e Ambrosias do të merrnin mikrofonat dje dhe të dilnin jashtë në shenjë solidariteti me kolegen ndoshta do i bënin shërbimin më të mirë llaxores Rama. Imagjinoji për një moment sesi do ndihej po të braktisej dhe të rrinte vetëm, përballë pasqyrës i vetmuar.
Ai ushqehet në amokun e tij kafshëror nga prania e gazetarëve, kundërshtarëve, të vetëve, të huajve. Ai eksitohet nga publiku. Ka vetëm një shans për tu shëruar. Është lënia vetëm, braktisja totale. Duhet bërë me çdo kusht.
Ermal Mulosmani/Lëreni Edi Ramën vetëm, është nën amok
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...