Kanë kaluar shumë vite, prandaj koha është të rrëfehem për një aventurë dashurie, e cila kurrë më nuk më ndodhi në jetë, ndonëse ëndërroj të më përsëritet. I mbaj në mënd fjalët e pleqve kur thoshin: “Vera njëherë vjen kah dera”. Vërtetë u binda para një dekade, se çka të sillet rreth hundës njëherë, vështirë është të përsëritet. Fati im ishte që arrita ta shijoja deri në maksimum atë rast, për të cilin kisha dhënë gjithçka, që të më përsëritet edhe njëherë.
Ndonëse tani jam i martuar dhe kam fëmijë, e kujtoj me endje vitin 1997, kur për herë të parë e kuptova se çka është dashuria dhe çka është seksi i vërtetë. Si fshatar i pa dalë nëpër dynja, e kuptova se përpos sakrificës për të fituar para, që në atë kohë mendoja se është gjithçka në jetë, ekziston edhe diçka që të bën të ndihesh më i lumturi në botë, edhe kur nuk e ke në xhep asnjë metelik.
Në banesën që zura me qira në kryeqytet, ditët e para më dukeshin sikur të isha një i burgosur. Pata mësuar vetëm një rrugë… banesë – punishte. Mbrëmjeve ndihesha sikur i plagosur dhe mezi prisja të shtrihesha në krevat. Punën që ma kishte gjetur vëllai im i madh, nuk ishte punë, por një torturë e vërtetë. Megjithatë, duhej ta bëja sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbetur në kryeqytet dhe jo të kthehesha në fshat, për t’u marrë me bagëtinë dhe punët e fushës.
Një pasdite, derisa unë shtrihesha në krevat, sepse kisha lënduar paksa këmbën dhe kisha ca ditë pushim, më trokiti në derë një vajzë e pashme, për të cilën më vonë mësova se ishte banuese, nja dy numra më larg shtëpisë ku banoja unë.
– Mirë dita… Ju shqetësoj, ndoshta? – mu drejtua vajza.
Unë mbeta i stepur. Ishte kontakti i parë që kisha në kryeqytet me një femër si kjo. Nga të nxehti, pothuajse tërë trupin e kishte të zbuluar. Edhe aty ku kishte mbulojë, i shihej çdo gjë, sepse ai fustan që kishte veshur, ishte jashtëzakonisht i hollë dhe pa asnjë problem i dukej gjoksorja dhe brekët me tentene. O zot, mendoja në vete, ku e paska krijuar perëndia këtë femër kaq të formuar! Kishte këmbë të gjata, edhe pse vet nuk dukej të ishte më e gjatë se 170 centimetra. Vithet i dukeshin të lëmuara, pa asnjë gram celulit. Gjoksi, sikur donte ta shpërthente atë gjoksore të hollë nga mëndafshi. Për pak sa nuk më ra të fikët, sepse kurrë nuk kisha pasur femër në jetë. Isha i njomë dhe i virgjër, edhe pse kisha mbushur nëntëmbëdhjetë vjet. Jetë fshati më… Nëse nuk zbrazeshe me dorë, s’ta qante kush hallin, nëse je pjekur apo jo, para se të martoheshe.
– Unë jam Ganimetja… Nëna më dërgoi që të ju lus për një ndihmë të vogël. E di që ju punoni, por rastësisht ju pamë nga tarraca jonë se jeni sot në shtëpi – më trazoi vajza nga hutia që isha zhytur nga bukuria e saj.
– Po… Po… I lirë jam… Urdhëroni – iu përgjigja, disi duke belbëzuar.
Vajza e hetoi se m’i kishte marrë mënd, por si dukej i pëlqente kur mashkulli lëpihej pas saj. Pranoi të ulej për një çast, gjoja sa për të më treguar se çka i nevojitesha nënës së saj, por që me lëvizjet dhe përdredhjet e trupit, ma luante trurin nga koka. Herë vente njërën këmbë mbi tjetrën, e herë i ndërronte, duke ekspozuar gjithnjë e më tepër pjesën e brendshme të kofshëve. E gjora, nuk e dinte se unë kurrë nuk kam pas një femër aq të zbuluar dhe aq pranë vetes!
Pasi më sqaroi se nëna e saj kishte një punë fizike, të cilën e bën vetëm dora e mashkullit, siç u shpreh ajo, ikëm bashkë në drejtim të shtëpisë së tyre.
– Ja mami, ta prura këtë që kërkove – i tha Ganimetja nënës së saj dhe iku në dhomën e vet.
Me zonjën biseduam për ca dru, që ia zinin një cep të oborrit. Duhej t’i çaja dhe t’i palosja në bodrum, ndërkohë që ajo do më paguante mirë. E pranova atë punë, jo shumë me dëshirën se do të fitoja ca para, sa për faktin që të jem afër Ganimetes, në të cilën u dashurova që në shikim të parë. Përderisa nuk e shihja atë, sytë më iknin te nëna e saj, e cila dukej të ishte një zonjë që kujdesej shumë për trupin dhe pamjen e saj. Sikurse e bija, edhe ajo kishte veshur një fustan të hollë, i cili i mundësonte syrit tim që ta shikoj formën e trupit të saj. Fundja, unë nuk isha në gjendje që të zgjidhja shumë. Por, edhe i pa parë femër me sy edhe të kisha punë me këto hyjni, më bënte që të ndihesha më i lumturi në botë. Mjaftonte t’i shikoja, e në mbrëmje planifikoja t’i mëshoj me dorë.
Ato dru që kisha për detyrë t’i çaja dhe t’i palosja, nuk kishin qenë ndonjë gjë e vështirë. Por, zotnillëku i qytetarëve kuptohej pikërisht në këtë, ku asnjë gjë fizike nuk punonin, pos nëpër zyrat e tyre.
Përderisa unë punoja, në tarracë doli edhe Ganimetja, e cila bashkë më nënën më shikonin muskujt në pjesën e sipërme të trupit, të cilin e kisha lakuriq, dhe fuqinë që demonstroja me ato dru. Dukej qartë se pamja ime i joshte, pavarësisht pozitës që kisha si fshatar i thjeshtë dhe punëtor krahu.
– Eja pusho pak… Ganimetja të paska sjellë një lëng molle, i cili do të freskoj dhe do marrësh mjaftë vitamina më tha zonja.
– Ç’i duhen këtij vitaminat… E sheh se sa i fortë që është ia priti me shaka Ganimetja.
Ndenjëm një kohë së bashku, duke e shfrytëzuar kohën për t’u njohur më mirë, si fqinj të rinj që ishim. Unë iu sqarova tërë historinë time. Iu tregova se jam nga një fshat i thellë në jug të vendit dhe se kisha ardhur në kryeqytet për të punuar, sa për të fituar sadopak për nevojat e familjes. Ato e kuptuan se unë jam vërtetë i virgjër në çdo aspekt, por që gjithnjë e më tepër vërehej se iu pëlqente ky fakt.
Përderisa i palosja drutë në bodrum, zonja shpesh qëndronte pranë meje, duke më sqaruar se ku dhe si t’i vendosja ato dru. Shpesh ulej për të larguar ndonjë gjë nga ai vend, por që më kallte, kur bythët mi ekspozonte aq mirë, sa që i shikoja se si brekët i futeshin në të qarën e saj midis këmbëve. Duke u ankuar se në bodrum ishte freskët, shkonte lartë në dhomë, por sërish kthehej. Kur në përfundim e sipër të punës u duk përsëri në bodrum, vërejta se i kishte hequr brekët fare.
Atë ditë nuk mora para nga zonja e shtëpisë por kënaqësinë më të madhe seksuale që kisha përjetuar ndonjëherë.