“Është bërë nami në Tiranë me lejet e ndërtimit”- Denoncimi i Metës: Abuzime me kulla në mes të sheshit dhe te liqeni

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar sot se në Tirana është bërë nami me lejet e ndërtimit. Gjatë takimit që ish-Presidenti Meta zhvilloi me strukturat në Kombinat, u shpreh se qeveria dhe bashkia nuk po shikon abuzimet që bëhen me kullat në mes të sheshit dhe tek liqeni artificial i Tiranes.

“Ju e dini se është bërë nami në Tiranë me lejet e ndërtimit janë dhënë rreth 4 mln metra katror leje ndërtimi sipas të dhënave të INSTAT në 7 vite. Me qindra kulla janë dhënë në Tiranë dhe normalisht policia bashkiake vjen dhe troket në dyert tuaja edhe kur riparoni pllakat e shtëpisë apo ndërroni vetrat e dritares. Por për abuzimet që bëhen me kullat në mes të sheshit apo pranë liqenit artificial ato nuk i shikojnë dot sepse janë shumë të vogla”, u shpreh Meta.

Sipas Metës, një abuzim i madh po bëhet edhe me banesat sociale.

“Abuzimi që bëhet me banesat sociale në Tiranë është i ndjeshëm. Bashkia e Tiranës ka dhënë 1 mln e 945 mijë metra katror leje për ndërtime me sipërfaqe banimi me mbi 2 mijë metra katror. Në bazë të ligjit duhet që 3% e sipërfaqes së ndërtimit ti kalojë fondit të strehimit të bashkisë së Tiranës si apartamente të gatshme, kjo do të thotë se 58 mijë metra katror të ndërtuar duhet të jetë në dispozicion të bashkisë, pra të qytetarëve. Por nga informacioni zyrtar i vetë bashkisë ajo do të disponojnë vetëm 32 mijë metra katror, Pra mungojnë 25 mijë metra katror nga detyrimi që i jep ligji”, tha nder te tjera Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad