“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh…”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që…

0
6735
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për MCN TV, gazetari Robert Papa e konsideroi qeverinë e Ramës, një kabinet me ministra teknike që drejtohet nga një gjysmë autokrat. Ai u shpreh i bindur se nëse Rama bindet se votat e diasporës ndryshojnë qeverinë, nuk do lejojë votën e tyre në zgjedhje.

“Fakti që Rama është në pushtet që nga viti 1997, merr votat e të kuqve shqiptar, dhe duke pasur kaq shumë pushtete është diçka e keqe, në një vend që ekonomikisht është shumë prapa botës. Përgjegjësia për largimin e shqiptarëve i takon qeverisë. Ai emëron ministra që s’kanë lidhje me PS-në. Një qeveri teknike me një gjysmë autokrat. Amerikanët duan status quo-n. Kanë qenë gjithmonë me atë që ka qenë në zyrën e kryeministrit. Fatkeqësisht s’kanë mbajtur qëndrime për korrupsionin, tani kanë filluar. Për një njeri që kthehet pas 30 vitesh edhe hap ekranin edhe sheh përsëri këta është e dhimbshme. Sistemi mban ata në lojë. Disapora duhet të votojë, por ne s’paguajmë taksa. Ne dërgojmë remitanca, na takon diçka. Nëse do t’i jepej e drejta diasporës të votonte ne ndërrojmë pushtetin. Por nuk do të thotë që janë të gjithë me PD, ka edhe të majtë, të ndarë janë shqiptarët. Nëse Rama është i bindur që me votimin e diasporës humbet s’do të na i jap këtë të drejtë”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad