“Është e rëndësishme për shëndetin seksual dhe riprodhues”/ Braçe flet për propozimin për raport gjatë ciklit menstrual

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa ditësh është bërë virale një deklaratë e deputetit Erion Braçe, i cili propozoi që ‘vajzave dhe grave në Shqipëri t’u njihet e drejta për të marrë raport gjatë ciklit menstrual’.

Këtë deklaratë e bëri në Komisionin e Ekonomisë teksa diskutohej buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë. Madje Braçe shtoi se raporti duhet të baguhet nga buxheti i shtetit.

Por jo vetëm kaq, pasi deputeti propozoi gjithashtu që paketa higjieno-sanitare për ditët e ciklit të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Braçe ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli pikërisht për këtë çështje. Sipas tij, ky propozim në Europë ka ardhur shumë vonë pasi në Japoni ekziston ky ligj që në vitin 1946, shekullin e shkuar.

“Propozimi nuk vjen nga hiçi. Që në vitin 2006 Parlamenti Europian ka votuar një direktivë Bashkimit Europan për të dyja propozimet edhe për ciklin menstrual të vajzave dhe grave, por edhe për barrierat fiskale për paketat higjieno-sanitare. Në krahun tjetër në vitin 2011 ka një rezolutë në Parlamentin Europian akoma më të qartë sesa direktiva dhe që e tejkalon direktivën sa kohë që flet për një çështje të shëndetit të grave dhe vajzave, e mbi të gjitha në një dimension kritik që është shëndeti seksual dhe riprodhues, janë të rëndësishme për një shoqëri dhe jo vetëm për gratë dhe vajzat. Japonia e ka bërë këtë fill pas luftës që në vitin 1946, shekullin e shkuar dhe unë habitem pse ne Europë vjen kaq vonë”, tha deputeti.

Braçe u shpreh se ‘një ditë raport për të gjitha gratë e vajzat, nuk është vetën në favor të tyre por edhe për shoqërinë në përgjithësim për shëndetin seksual dhe riprodhues.

“Është edhe aspekti i produktivitetit qoftë në shkollë, qoftë në të mësuar, në të nxënë, apo një punë. Çfarë produktiviteti do ketë një vajzë apo një grua? Kurse nga pikëpamja ekonomike më lejoni të them që impakti është thuajse më i madh. Të marrë raport dhe të mungojë në punë një ditë, në ditën akute dhe kjo të paguhet”, shprehet Erion Braçe.

Zjarr Tv Ad