Partia e Lirisë ka mohuar lajmin që qarkulloi në media se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.
“Lajmi nuk është i vërtetë”, thuhet nga Partia e Lirisë. “Eshtë një fake news”.
Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi ka ndarë një postim në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë i Tedi Blushit:
REAGIM PER MEDIAT I PARTISË SË LIRISË
❌ ËSHTË GËNJESHTËR!
❌ ËSHTË “FAKE NEWS”!
Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të Qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë.
Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri!
Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: [email protected].
Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane!
Dhe nëse ky “Fake Nwës” nuk është produkt i tyre le të tregojnë emrin e “gjermanit” që ja u ka servirur, i cili me siguri duhet të jetë ndonjë nga ata qejflinjtë e eurove që financohen me fondet e kartelit Sinaloa!
Edhe shtyllës së turpit do t’i vinte ndot të publikonte një gënjeshtër kaq të pështirë!
Ndaj këtë “Fake News” merreni, bëjeni shuk dhe futjani Edvinit dhe Taos atje ku u shijon më shumë!
Dhe mos harroni: Refuzoni të ndotni sytë duke lexuar të tilla portale të mbushura me gënjeshtra!
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe avokati, Genci Gjokutaj, I cili thekson se ky lajm është një Fake News , sepse fatket dhe provat e shkeljes së ligjit dhe të manipulimit nga Autoriteti I Dosjeve janë të qarta dhe flagrante.
Postimi I avoaktit Genc Gjokutaj:
Nga media behem me dije se Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane paska vendosur mosfillimin e çeshtjes penale ne lidhje me kallezimin e Z. Ilir Meta ndaj Autoritetit te Dosjeve!
” Sa me siper ne cilesine e avokatit te Z. Ilir Meta dhe nen pergjegjesine time ligjore dhe morale shpreh besimin se ky njoftim duhet te jete nje fake news, sepse faktet dhe provat e shkeljes se ligjit dhe te manipulimit nga Autoriteti i Dosjeve jane te qarta, flagrante dhe te pakontestueshme sa qe mbyllja eshte nje opsion juridik i pamundur! G