Ndaluni për një çast dhe mendoni për atë se sa herë në ditë ankoheni ndaj gjërave të ndryshme – për kohën, miqtë, familjen, shefin, internetin e ngadalshëm, shërbimin e keq në restorant… Lista është e pafund!
Çdo herë kur ankoheni, ju forconi ato lidhje në tru dhe mundësoni që më lehtë të aktivizohen.
Negativiteti tërheq negativitetin, dhe lehtë mund të bini në rrethin magjik të mendimeve negative dhe të kritikave kronike.
Veç kësaj, personat e pakënaqur kanë tendencë që të shoqërohen me njerëzit që vazhdimisht ankohen, gjë që vetëm sa e shton efektin e negativitetit.
Kritikat dhe ankesat e vazhdueshme çojnë në stres, por dihet mirë që stresi çon në sëmundje të ndryshme – dobësim të sistemit të imunitetit, ngritje të tensionit të gjakut, obesitet, diabet dhe shumë e shumë sëmundje të tjera.