“Është në dorën tënde…”/ Çfarë po kurdis këngëtari? Luizi i jep paralajmërimin e fundit Efit: Prit se do shohësh diçka në Prime

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së djeshme, Luiz Ejlli, ka rikthyer edhe një herë debatin që pati me Efi Dhedhes. Këngëtari u shpreh se nuk do të ketë më aleancë apo miqësi me të, por do ta shohë si kundërshtare, ashtu siç shikon banorët e tjerë.

Teksa ishte duke biseduar me Kiara Titon, Dea Mishel dhe Nita Latifin, Luizi tha se i ka studiuar lëvizjet e Efit që ditën e parë që ajo ka hyrë në shtëpi dhe është bindur që ajo nuk është e sinqertë siç hiqet.

Ai u shpreh se ka besim të plotë te Kiara dhe se nuk e mendon kurrsesi që ajo mund t’i bëjë diçka që do prishte lojën e tij.

Nisur kjo, nga fakti që Kiara debatoi me Efin dhe të dyja u shprehën se ai do u japë të drejtë të dyjave kur të dalë nga shtëpia, dhe të kuptojë se për çfarë nisi debate mes tyre jashtë.

Duke bërë një analizë të lojës, Luizi tha se Efi nuk ka me kë merret dhe se i vetmi banor që ajo do ketë përplasje, është ai.

Ndërkohë mbrëmë, Luizi vendosi që ta paralajmëronte Efin në lidhje me gjërat që kishte thënë gjatë ditës për të. Këngëtari i tha që të mos habitet për gjërat që do të dalin në prime.

Ai e pyeti nëse ka besim te loja e tij dhe ajo iu përgjigj se ‘po’.

“Është në dorën tënde nëse do me më besuar ose jo. Shikoje me qetësi. Thuajse e gjithë shtëpia e di, veç Bledi”, i tha Luizi.

Ndërkohë Efi i kthehet duket e pyetur se ‘pse nuk i thotë përpara gjërat dhe pastaj të veprojë’.

Zjarr Tv Ad