“Është shkë**yer drejtësia fare!”/ Përplasje e fortë Bushati – Hoxha për Fredi Belerin

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Andi Bushati dhe Artan Hoxha kanë debatuar ashpër për procesin ndaj Fredi Belerit, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Bushati pretendon se gjyqi ndaj Belerit është thellësisht politik dhe i inskenuar, ndërsa Hoxha thotë se ndaj Belerit ka prova për blerje votash.

Debati:

Artan Hoxha: Pala mbrojtëse ishte te pjesa që provat që ka Prokuroria, janë marrë në mënyrë të paligjshme. Pra kemi shkuar në një fazë tjetër, jo se nuk ekzistojnë provat, por janë marrë në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë, ne pamë sot që kishin ardhur nga Greqia, kryetari i dhomës së avokatëve të Patres, Lamias, kishin marrë zotin Noka, zotin Vangjel Dule. Këto skena… Si të shkojë kryetari i Dhomës së Avokatëve të Peqinit apo Milotit, kjo është bërë qesharake. A e di sa shqiptarë ka në burgjet greke? Sa të duash. Pse nuk shkojnë këta atje?

Andi Bushati: Çfarë porblemi ka që erdhën? Punë e madhe se kanë ardhur.

Artan Hoxha: Pse duhen dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë? Pse nuk shkojnë për të drejtat e shqiptarëve në Greqi? Pse duhet kjo histori që nga Greqia na vijnë ministra, diplomatë, kryetarë bashkie? Po dil provoje tit ë flasësh në Janinë. Ja provoje, merr në mbrojtje një shqiptar, ta tregoj unë cfarë të bën greku atje.

Andi Bushati: Të të japë Bajram Begaj ndonjë dekoratë patriotizmi.

Artan Hoxha: Atë duhet t’ua thuash kolegëve që e kanë marrë dekoratën.

Andi Bushati: Po bëhet proces i drejtë apo i manipuluar?

Artan Hoxha: Për ty është i manipuluar se e ke me Edi Ramën. Ka disa çështje që nuk është punë Edi Rama. Pse qenka process i manipuluar? Ti ja fut kot fare. Nuk është blerë informatori aty. Mos thuaj ato që thotë OMONIA, sepse e bëjnë ata, nuk ka nevojë për ty.

Andi Bushati: Tani merr një shishe dhe më lag me ujë.

Artan Hoxha: Mos bëj këto tani.

Andi Bushati: Shteti shqiptar është kapur në krim, ka falsifikuar dëshminë e penalitetit.

Artan Hoxha: E ke gabim edhe këtë. Çdo shqiptar i dënuar edhe me burgim të përjetshëm, po doli nga burgu dhe kalojnë pesë vite fshihet dhe e ka të pastër dëshminë. Është kot kjo, e ke gabim. Nuk do të thotë se nuk është i dënuar.

Andi Bushati: Si e ka dëshminë e penalitetit sot?

Artan Hoxha: Është i dënuar, por në prokurori ka letër tjetër, ku ka të pasqyruar historikun penal.

Andi Bushati: Nuk ka patur falsifikim?

Artan Hoxha: Është teknikalitet, nuk ka nevojë të falsifikohet. Ti po i referohesh vetëm cfarë të ka thënë njera palë.

Andi Bushati: Kam lexuar dëshmitë në proces, shefin e policisë së Himarës, që thotë e paguam dëshmitarin.

Artan Hoxha: A e di ti që skuadra jonë që bëri veprimin iu dorëzua skuadrës greke? E di që janë kërcënuar këta tanët?

Andi Bushati: Pse bën zhurmuesin?

Artan Hoxha: Të kam dëgjuar gjithë këtë kohë.

Andi Bushati: Po deshe më hidh ujin. Ti nuk jep argumenta por shkatërron fjalën time. Më lër ti them unë gjërat gabim.

Artan Hoxha: E ke thënë kaq herë dhe ke filluar i beson vetë.

Andi Bushati: E kam dëgjuar dhe botuar dëshminë me zërin e shefit të policisë së Himarës, që thotë këtë njeri e kam paguar. E pyesin avokatët, këtë njeri e ke përdorur si polic edhe herë të tjera për kurthe të tjera? Po thotë. E thërrasin dëshmitarin dhe i thonë, ke marrë para? Po, por nuk e mbaj mend sa. Parodi më të madhe, shkërdhim të drejtësisë në përmasa alarmante. Jo dy por 12 vjet ta fusin, por është shkërdhyer drejtësia komplet. Veprimi i SPAK-istave me urdhër politik është rrënqethës. Nesër marrin drogën dhe ma vënë në bagazh, më fusin në burg si Belerin. Kemi arritur fundin, po e lejuam këtë. Nuk është çështje as çfarë flamuri valëvit dhe as çfarë ka bërë Beleri dikur.

Artan Hoxha: Në emisionin e kaluar u morëm me gjyqësorin dhe thamë se të njëjtët gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni që ka dënuar njerëz me dënim të përjetshëm, Ilir Panda, që dhanë vendimin për pezullimin e vendimit të Lapsit, kanë lejuar bastisjen e banesës dhe rrëmbimin e familjes së Elton Qynon. Nuk foli njeri fare për këtë, vetëm për Belerin flet ti.

Andi Bushati: Hajde flasim për Qynon sepse është skandal, por është çështje tjetër.

Artan Hoxha: Po flas për Gjykatën e Lartë që është më e rëndësishmja në vend. Për ty tha jo, për Lapsin tha jo nuk do të shkojmë, por te ky do shkojmë. Kjo drejtësi që operon kështu, po themi nuk është e shkëlqyer, por ja ta presim.

Andi Bushati: Po vendimi dihet.

Artan Hoxha: Tre gjyqtarë ty të mbrojtën, ndërsa kolegun tjetër e masakruan. Ke parë më lajme për Sky? Nuk ka më.

Zjarr Tv Ad