“Është ulëritëse”- Enkelejd Alibeaj ngre alarmin: Po i hapet një derë e madhe potencialit kriminal të dalë nga burgjet

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar te PD ka ngritur shqetesimin dhe alarmin ne Komisionin e Ligjeve sot, kur tha se bojkoti i avokateve tek seancat e masave te sigurise ne proceset penale, “po i hap një derë të madhe potencialit kriminal të dalë nga burgjet”.

Enkelejd Alibeaj: Sistemi gjyqësor është në kolaps, mungesa e avokatëve, që është një prej tre elementëve që duhet të jenë të pranishëm në në proces gjyqësor të rregullt është më i ndjeshëm te proceset penale.

Çështja bëhet më delikate sa kohë që prezenca e avokatit, mbrojtësit, është akoma më e domosdoshme në fazat e ndërhyrjes së gjykatës në hetimet paraprake.Tek masat e sigurisë, se janë me afat për shkak se kur avokatet nuk marrin pjesë mund të ndodhë që të pandehurit të dalin burgu për këtë shkak, unë besoj që do duhet të jetë një alarm i madh mbi të gjitha për KLP, për Prokurorinë po e po, por ne e dimë që prokurorët zbatojnë ligjin.

KLP nuk e ka vënë ujin në zjarr aspak. Në kohë që mund të shpërthejë një situatë e pakëndshme për askënd.Si media thotë një pjesë e dhomave të avokatisë në rrethe një pjesë e avokatëve nuk janë duke marrë pjesë, duke bërë të mundur që për çeshtje të masave të sigurisë mos jenë pjese marrres dhe në ato raste procesi eshte i tille qe eshe nuk zhvillohet, nëse zhvillohet procesi është shkelje ligjore e kjo është t’i hapësh një derë të madhe potencialit kriminal të dalë nga burgjet.

Është e detyrueshme, është ulëritëse që KLP, ai më shumë se sa KLGJ të jetë prezent në këtë proces. Se di sa e kanë vlerësuar situatën, por në këtë rekokmandim duke e riformuluar duhet t’ja vendosim theksin më shumë.

Zjarr Tv Ad