Është zbuluar vendndodhja e tij? Kreu i SPAK: Kemi zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn

0
463
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati.

‘TopChannel’, raporton se gjatë një takimi me gazetarët, Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministrit i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.

“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”-tha Dumani para gazetarëve.

Kujtojmë se Ahmetaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Zjarr Tv Ad