EURALIUS dhe OPDAT refuzojnë të japin opinion për “Ardian Dvoranin”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Organizmat ndërkombëtarë EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar që të japin opinionin e tyre lidhur me konfliktin ligjor mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani.

Kërkesa për opinion iu drejtua nga Këshilli të Lartë Gjyqësor më 5 maj 2020.

Në përgjigjen kthyer Këshillit, këto organizma shrehen se kërkesa rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale dhe se nuk japin opinione në të tilla situata.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një çështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.”

Zjarr Tv Ad