Kodi i ri Zgjedhor, Maliqi: Rama i ka mbi 20 deputetë të opozitës së re në rresht për ta votuar

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës shprehen të vendosur se nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të këshillit politik pa listat e hapura.

Ndërkohë deputeti Lefter Maliqi edhe pse u shpreh dashamirës i listave të hapura deklaroi se do të votojë reformën zgjedhore e cila tashmë ka edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Ai tha gjithashtu se kryeministri Rama i ka mbi 20 deputetë të opozitës së re për votimin e kodit të ri zgjedhor.

Lefter Maliqi: ”Ambasadorja të shikojë prapaskenat e këtij njeriu sepse mbi 20 deputetë të opzitës së re i ka pasur dhe i ka në rresht. Rama nuk do as listë me sistem të hapur as ssitem që atë e kthen në minorancë në zgjedhjet e ardshme. Unë jam për lista të hapura, mazhoritar dhe në qoftë se Rama do lista të hapura le ta votojë. Unë do votoj sepse votoj marrëveshjen e kryer nga të gjitha palët, të firmosur nga zonja Hajdari, Gjiknuri e me rradhë. Jam për zgjedhje të menjëhershme sepse populli është në varfëri, populli është në mjerim, populli është i nënshtruar, në panik, në krim, në korrupsion. I ka ikur koha aktrimit këtij.”

Zjarr Tv Ad