Euro bie, leku forcon pozitat kundrejt monedhave të huaj

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 122.9 lek. Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa i gjithë viti 2018 është shoqëruar nga një intensitet i zhvillimeve në tregun valutor shqiptar dhe një forcim i tillë i monedhës kombëtare lek është shoqëruar edhe me pasoja negative ekonomike. Banka e Shqipërisë, që nga fillimi i qershorit, bleu më shumë se 100 milionë euro për të ruajtur balancat, por sipas Xhepës banka duhet të vijojë ndërhyrjen.
Punonjësit e pikave të këmbimit valutor shprehen se ka një sasi të konsiderueshme të monedhës europiane në treg dhe nuk ka fuqi blerëse.
Monedha europiane e ka nisur vitin 2018 duke u këmbyer me 133.7 dhe me pas ka vijuar rënien e lirë përgjatë gjithë vitit.

 

Zjarr Tv Ad