Evakuimi i njerëzve nga Afganistani, ministrat e Jashtëm të NATO-s: Trupat tona ushtarake do të qëndrojnë në Kabul

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s kanë vendosur që trupat ushtarake të qëndrojnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul, Afganistan, derisa të evakuuohen të gjithë njerëzit që janë planifikuar.

“Ndërsa operacionet e evakuimit vazhdojnë, ne do të ruajmë bashkëpunimin tonë të ngushtë operacional përmes mjeteve ushtarake aleate në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai,” thanë ministrat e jashtëm të Aleancës në një deklaratë, pas një takimi urgjent me videokonferencë.

Evakuimi i qytetarëve perëndimorë dhe bashkëpunëtorëve afganë varet nga SHBA, e cila do të vazhdojë të sigurojë sigurinë dhe funksionimin e aeroportit të Kabulit, pasi talebanët tashmë kanë kontrollin e pjesës tjetër të kryeqytetit.

“Detyra jonë e menjëhershme tani është të përmbushim angazhimet tona për të vazhduar evakuimin e sigurt të qytetarëve tanë, shtetasve të vendeve partnere dhe afganëve në rrezik, veçanërisht atyre që na kanë ndihmuar në përpjekjet tona,” theksuan ministrat e NATO -s.

Ata u bënë thirrje “atyre që janë në pozita të autoritetit në Afganistan të respektojnë dhe lehtësojnë nisjen e sigurt dhe të rregullt të afganëve, përfshirë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit Hamid Karzai”.

Zjarr Tv Ad