Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka “larë duart” nga përgjegjësia e institucionit që ajo drejton dhe Administratës Tatimore për të hetuar kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me inceneratorët.
Ajo tha se kjo është një dukuri që ndodh në gjithë botën, e ju referua dhe Italisë, në përgjigje të deputetit të PD, Agron Shehaj që ngriti shqetësimin dhe tha “si nuk e kuptua Tatimet që evazioni kryehej me kompaninë e Klodian Zotos’.
Ibrahimaj në Kuvend: “Ju doni të bëni politike mbi procedura administrative të kryera me korrektësi.
Doni të bëni hetuesin e prokurorin e gjykatësin, doni të bëni vetë drejtësi.
Ne besojmë te shteti ligjet zbatimi i rregulloreve dhe drejtësia.
Skema për të cilën unë u ndjeva e detyruar të dal të flas dje është një skemë e zbuluar nga administrata tatimore, përfshin mbi 500 subjekte e jo 2,3 4 që përmendni ju, është referuar në prokurori nga administrata tatimore është ndjekur me përpikmëri që ti shkohet deri në fund, por s’është roli i administratës të çojë hetimin deri në fund apo të nxjerrë vendime të gjykatës, është roli i institucioneve të drejtësisë.
Mund të bëjmë politike e ngremë tymnaja dua t’u siguroj që institucionet shtetërore kanë bërë punën e tyre kanë zbuluar këto skema brenda kornizës së punës së tyre, skema që nuk janë dukuri shqiptare s’kema që njihen në gjithë institucione të tilla ne vende të tjera të botës. Edhe Italia ka qenë subjekt i evazionit fiskal i fshehjes së të ardhurave për hir të këtyre skemave”.