Bukuresht/ Forumi i Inteligjencës dhe Sigurisë, Mehdiu: Instabilitetin në Ballkan, një rrezik i mundshëm potencial

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mehdiu së fundmi ka marrë pjesë në takimin e 22-të të Forumit të Inteligjencës dhe Sigurisë në Bukuresht, me temën:  Luftën në Ukrainë: Riformësimi i hartës së sigurisë globale. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues nga SHBA dhe Europa. Në fjalim e tij, kreu i Partisë Republikane i cili ishte dhe pjesë e Komitet Organizator ka përcjellë situtën dhe instabilitetin në Ballkan si një rrezik i mundshëm.

Postimi i plotë i kreut të Partisë Republikane:

Bukuresht Forumi i Inteligjencës dhe Sigurisë ku isha pjesë e komitetit organizator dhe një nga folësit në panelin ”The War in Ukrainë: Reshaping the globals security map”

Ky ishte takimi i 22 ku morën pjesë përfaqësues nga SHBA dhe Europa,  senatorja Tammy Baldwin, Gjenerali Jim Jones, zv. presidenti Heritage Foundation James Carafano, perfaqësues të lartë të parlamentit dhe qeverisë rumune.

🔹Ndryshimet gjeopolitike dhe roli i NATO-s: Alenaca e Rusisë dhe Kinës përballë ShBA, Kanadas dhe Europës.

🔹Në fjalën time përcolla situatën dhe instabilitetin në Ballkan, si një rrezik i mundshëm potencial.

Zjarr Tv Ad