Evi Kokalari: Basha iu vë gjoba bizneseve

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e pranishme në Foltoren e Sali Berishës në Sarandë, hodhi akuza në drejtim të Lulzim Bashës.

Kokalari theksoi se Basha vendos gjoba ndaj bizneseve, duke vepruar njësoj si mafia italiane dikur në Nju Jork.

“Basha iu kërkon lekë bizneseve, nëpërmjet gjobave. Në Nju Jork, vetëm mafia italiane e bënte këtë gjë, që vinte gjoba dhe nëse nuk e respektoje, atëherë kishe pasoja. Jam i sigurt që Basha është i lidhur fort me korrupsionin.

Uroj që pas 11 dhjetorit, PD të kthehet sërish në anën e djathtë, se është në të majtën qëndrore, por ne besojmë tek një parti e djathtë, besojmë te familja, në besimin në Zot, te tradita”, deklaroi Kokalari.

Zjarr Tv Ad