Evi Kokalari: Basha pret t’ja çojmë firmat në krevat

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja e konservatore Evi Kokalari, e pranishme në Foltoren e Sarandës të Sali Berishës, hodhi akuza në drejtim të Bashës. Kokalari theksoi se 4200 firmat e delegatëve i janë dërguar Edi Palokës, duke shtuar se Basha sa duket pret t’ja çojmë firmat në krevat.

‘Basha ka pasur dualizëm me kunatin e tij, një korrupsion i thellë në PD, që e ka bërë të humbë. Nuk ia kam idenë se për çfarë flet Basha. Kalojmë tek Gazmend Bardhi. Mësova sot se ai nuk është votuar.

Bardhi dhe Grida Duma morën pozicionet e tyre në mënyrë antidemokratike. Sot janë 4200 firma në zyrën e Edi Palokës. Basha po pret që t’ia çojmë firmat në krevat. Basha do iki më 11 dhjetor, do shkarkohet’, theksoi Evi Kokalari ne ‘Foltoren’ e Sarandes.

Zjarr Tv Ad