Një ndër ngjarjet “më të bujshme” që shoqëroi pjesën e dytë të 2022 ishte edhe ndarja e Evi Kokalarit nga Sali Berisha. Një ndarje, që pasoi me një sërë akuzash nga ana e Kokalarit.
E duket se ajo ka hequr dorë nga Berisha, por jo nga politika, për pasojë duket se në planet e saj për 2023 është që të hapë një parti të re, Partinë Konservatore Shqiptare. Për këtë pyet qytetarët në Facebook, përfshirë edhe diasporën.
“Mirëmëngjes të gjithëve! Me që jemi në ditët e para të 2023, dhe konservatorizmi akoma s’ka arritur të fus rrënjët në Shqipëri, mendoni se ka ardhur koha të hapim Partinë Konservatore Shqiptare? Komentoni: PO ose JO p.s. Diaspora të flas dhe të jap mendim mbi këtë çështje!!!” shkruan Kokalari.
Mirëpo, duket se një vendim i tillë do të “fusë në sherr” Kokalarin me një tjetër personazh të politikës, Kujtim Gjuzin, pasi ky i fundit është drejtues i Partisë Konservatore në Shqipëri.