Evi Kokalari: Ylli Rakipi donte të më vinte në lojë, nuk e tolerova!

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Evi Kokalari foli me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTv për sherrin më të fundit me Ylli Rakipin. Politikania u shpreh se u sulmua vetëm se u ul miqësisht të pijë një kafe me Lulzim Bashën.

“Unë nuk kam nënshkruar asnjë marrëveshje me zotin Basha apo të kem bërë një koalicion me të për t’u futur në zgjedhje. Kam pirë me të vetëm një kafe, miqësisht. Nuk kisha pse të mos ulesha me të, por pikërisht për këtë arsye u sulmova. Por kur thashë që do të ulem me Berishën, sërish u sulmova. Pastaj kur thashë që dua që opozita të bashkohet, sërish u sulmova. Thashë se nëse ka një shans që në 2025-ën që ne ta mundim Edi Ramën, unë dua ta provoj, sërish u sulmova. Tani të gjithë më thonë që Edi Rama nuk ikën në 2025. Ti nise e vetme luftën, hap partinë tënde konservatore dhe futu në zgjedhje në 2029-ën.

Basha ka vulën. Pse nuk mund të na mbledhë të gjithë dhe të na bashkojë nën logon e PD-së që është në ekzistencë për 32 vjet. Në vend që ta kemi të ndarë me Sali Berishën që krijon Foltoren me Ilir Metën. Ndërsa Lulzim Basha ecën me pjesën që ka ngelur. Mënyra se si unë e shikoj është se një takim me Lulzim Bashën, nuk do të thotë që unë do të ndjek atë. Nuk do të thotë që Lulzim Basha do të ketë forcën të bëjë një koalicion pas kurrizit tonë me Edi Ramën. Ndaj jam sulmuar vazhdimisht gjatë kësaj vizite që pata në Shqipëri, vetëm se u ula me Bashën.
Mesa duket Ylli Rakipit dhe panelit që e shoqëronte nuk u pëlqeu ky fakt dhe donin të më vinin në lojë, gjë që unë nuk e toleroj. Prandaj dhe reagova në atë mënyrë.”, u shpreh zonja Kokalari në DritareTv.

Zjarr Tv Ad