Evis Kushi thirrje për të rinjtë: 200 vende pune me kontratë 1-vjeçare…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Arsimit, ka hapur thirrjen për të gjithë të rinjtë e diplomuar, nga mosha 21 deri në 26-vjeç për programin e praktikave të punës. Lajmi u bë i ditur nga vetëMinistrja e Arsimit Evis Kushi.

Aplikimet do të kryhen deri në datën 31 Korrik, ndërsa në praktikën që do zgjasë nga data 16 Gusht deri në 16 Nëntor, do përfshihen deri në 2000 të rinj. Në fund të kësaj periudhe kohore për 200 praktikantët më të mire, do të ofrohet një kontratë pune 1-vjeçare.

“Sot kam një lajm të mirë për të diplomuarit nga mosha 21-26-vjeç. Kemi shpallur thirrjen e gjashtë të programit kombëtar të praktikave të punës që do të qëndrojë e hapur deri në datën 31 Korrik.

Janë 2000 vende për praktikë në fushë të ndryshme. Praktikat do zhvillohen mes datave 16-gusht -16 nëntor të këtij viti dhe 200 praktikantë me performancën më të mirë do t’u ofrohet një kontratë 1-vjeçare. Përgjatë 5 thirrjeve të shkuar të këtij programi janë 3000 që kanë realizuar praktikën dhe 1000 më të mirët kanë fituar kontratën 1-vjeçare”, u shpreh Ministrja Evis Kushi.

Zjarr Tv Ad