Edi Oga prek me fjalët e tij: Mijëra shqiptarë punojnë çdo ditë për të ndërtuar Gjermaninë, Italinë, Greqinë, Anglinë, Amerikën, Kanadanë, sa mirë do të ishte t’i kishim këtu, në vendin ku i lëshoi Zoti…

0
1001
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori Edi Oga, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me situatën në vendin tonë, por ndryshe nga herët e tjera, kësaj here Oga ka folur për emigracionin, ku mijëra shqiptarë janë larguar jashtë vendit, për të ndërtuar një jetë më të mirë ku shkruan; “Nuk vuajnë vetëm ata që kanë ikur, për këtë vend…vuajmë edhe ne që kemi mbetur këtu, për mungesën e tyre”!

Postimi:

“Qindra mijëra shqiptarë punojnë me zell çdo ditë për të ‘ndërtuar’ Gjermaninë, Italinë, Greqinë, Anglinë, Amerikën, Kanadanë… sa mirë do të ishte t’i kishim këtu, në vendin ku ‘i lëshoi’ Zoti… në këtë vend ku Ai ka dhënë pa kursyer çdo gjë që i duhet njeriut për të gëzuar mrekullinë me emrin ‘jetë’! Nuk vuajnë vetëm ata që kanë ikur, për këtë vend… vuajmë edhe ne që kemi mbetur këtu, për mungesën e tyre”!

Zjarr Tv Ad