Ishte duke kënduar në Berat/ Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital…

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Aleksandër Gjoka, ishte i ftuar në natën e dytë të Festës së Miqësisë në Berat, mirëpo duke kënduar është ndjerë keq në skenë.

Burime për mediat, thonë se teksa ishte duke performuar “live”, ka pasur luhatje të forta tensioni dhe është bërë keq. Menjëherë aty ka mbërritur ambulanca dhe e dërgoi këngëtarin në Spitalin Rajonal të Beratit.

Të njejtat burime bëjnë me dije, se pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Aleksandër Gjoka, ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e djeshme, në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Zjarr Tv Ad