Spartak Ngjela zbulon detajet e forta: Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, nuk është arrestuar vetëm për shpërdorim detyre/ Ja çfarë po kërkon SPAK…

0
688
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar goditjet e fundit nga SPAK. Ish-kryebashkiaku i Lushjes, Fatos Tushe, është lënë në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mirëpo, Ngjela thotë se përderisa janë në burg edhe zyrtarët që janë marrë me tenderat, atëherë rrjedhimisht edhe Fatos Tushe është i përfshirë në korrupsion.

“Tenderat pa kryetarin e Bashkisë nuk bëhen, sepse të gjithë ata i ka vendosur kryetari dhe pastaj ai merr porcionin e vet. Prandaj e kanë arrestuar Fatos Tushen. Kanë të provuar shpërdorimin e detyrës.”, u shpreh Ngjela.

Nëse Fatos Tushe do të kishte kryer vetëm shpërdorim detyre, atëherë nuk do të ishte marrë SPAK me të, tha avokati Ngjela, duke shtuar se “shpërdorimi i pozicionit është vepër penale që nuk e heton SPAK, por në këtë rast ka indicie për korrupsion”.

Gjithashtu, Ngjela tha se duhet që me çdo kusht të hetohen të gjithë për korrupsion, pasi ndryshe nuk hyn në fuqi ligji për pyetjen e detyrimit të të ardhurave.

Sipas avokatit Ngjela, fakti që zyrtarët amerikanë kanë mbështetur SPAK, tregon se; “asnjë prej zyrtarëve të lartë që është marrë me korrupsion nuk ka shpëtim”, kështu u shpreh Ngjela.

 

Zjarr Tv Ad