Sa vjen e më shumë po rritet numri i celularëve të pajisur me funksionalitetet e GPS-it. Secili prej prodhuesve më të mëdhenj mobile ofrojnë dhjetëra modele GPS me çmime madje shumë të ulta. GPS ofron një mori shërbimesh që e marrin fillesën nga vendndodhja juaj.
Kjo ndodh edhe me facebook-un, i cili është një nga rrjetet sociale më të përdorura që ndihmon njerëzit të komunikojnë.
Facebook mund t’u dërgojë përdoruesve reklama sipas vendndodhjes edhe nëse bllokojnë aksesin e GPS nga aplikacioni në fjalë, zbuloi një hetim.
Nuk ekziston një mënyrë për të parandaluar këtë, sipas hulumtueses së sigurisë, Aleksandra Korolova.
Ajo tha se Facebook krijon iluzionin e kontrollit kur në të vërtetë nuk ua jep përdoruesve.
Rrjeti social thotë, se u jep përdoruesve kontroll mbi informacionin e tyre, e ndërsa për një pjesë e tyre, kjo është e vërtetë, përdoruesit nuk e ndalojnë dot Facebook së gjurmuari vendndodhjen e tyre.
Sipas Korolova, Facebook mëson vendndodhjen e përdoruesve nga adresa IP, Ëi-Fi ose të dhënat e Bluetooth.
Korolova tha se Facebook duhet të ofrojë një opsion për ta ç’aktivizuar tërësisht gjurmimin e vendndodhjes.