Krujë/ Aktivitete kinematografike në Natën e Bardhë të Skëndërbeut

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albert Z. ZHOLINë Krujë, në Krujë, trima në Krujë…!” do të jetë kënga që do të ngrejë siparin e aktivitetit kinematografik që do të zhvillohet në qytetin e Krujës ditën e sotme dt 20 dhjetor ora 18:00 në prag të mbylljes së Vitit të Skënderbeut.

Ky show kinematografik organizohet nga Bashkia e Krujës dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të saj, z.Artur Bushi, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Production Cinemania.

Nëpërmjet sekuencave filmike nga realizimi i filmit Skënderbeu, do të sillen në vëmendjen e publikut krutan kujtime dhe mbresa nga artistë dhe kinemastë për këtë produksion gjigant shqiptaro – rus, të vitit 1953, të regjisorit të njohur rus Sergei Yutkeviç ku luajnë dhe artistët shqiptarë si; Naim Frashëri, Adivie Sharofi/Alibali, Besa Imami, Marie Logoreci, Ndrec Shkjezi, Kadri Roshi, Mihal Popi, Lec Shllaku etj.

E ftuar speciale në këtë mbrëmje festive të kinemasë do të jetë motra e Gjergj Kastriotit në rolin e Mamicës, Adivie Alibali/Sharofi, e vetmja aktore që është ende gjallë si dëshmitare në realizimin e këtij filmi madhështor që i reziston kohës edhe sot, duke na sjellë artistikisht luftën heroike dhe qëndresën e madhe kundër perandorisë otomane, të heroit tonë Kombëtar, Luftëtarit dhe diplomatit Skënderbeu.

Rol i luajtur me mjeshtëri nga aktori rus Akaki Khorava

Filmi u shfaq në Shqipëri, më 28 Nëntor të vitit 1953 njëkohësisht dhe në Moskë.

Në USA, më 3 korrik 1954 në New York.

Si dhe në 10 shtete të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Danimarka, Suedia etj.

Në këtë natë të bardhë të Skënderbeut do të shfaqen dhe dy premierat të filmit shqiptar.

Filmi i metrazhit të shkurtër “I ardhur nga ëndrrat” me skenar të Vladimir Priftit dhe regji të Klajd Papadhimitri si dhe filmi që rrëmbeu çmimin si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit në Varshavë.

“Ja tek është Kruja!” Thirri Skënderbeu kur hyri me burrat e tij në Krujë.

“Baballarët tanë të moçëm, e zgjodhën këtë vend si truallin e vet, miqtë e mi!

Ne do të jemi ata që do të tregojmë, nëse ata zgjodhën këto vise për të huajt apo për ne, brezat e vet pasardhës”.

Zjarr Tv Ad