Këtu është një vështrim për ditën e prag Vitit të Ri dhe Ditën e Vitit të Ri, i cili shënon fundin e vitit të vjetër dhe fillimin e vitit të ri.
Faktet interesante:
31 Dhjetor 2019 dhe 1 Janar 2020 – Dita e prag Vitit të Ri dhe Dita e Vitit të Ri janë të martën dhe të mërkurën.
Historia:
Festimet më të hershme të njohura të Vitit të Ri ishin në Mesopotami dhe datojnë në vitin 2000 para Krishtit.
Romakët e hershëm e përdorën 1 marsin si Ditën e Vitit të Ri. Kulturat e tjera përdornin ekuinoksin e vjeshtës ose solsticin e dimrit për të shënuar vitin e ri.
1582 – Kalendari Gregorian, i cili shënon 1 janarin si vitin e ri, miratohet nga Kisha Katolike Romake.
Janari është emëruar pas Janusit, perëndisë me dy fytyra, me një prej të cilave shikon para ndërsa me tjetrën pas.
Traditat:
Viti i Ri është koha kur shumë njerëz tradicionalisht marrin vendime për të thyer zakonet e tyre të këqija ose për të filluar të venë në praktikë ato të mira.
Persianët e lashtë jepnin dhurata të Vitit të Ri vezë, që simbolizonin produktivitetin.
Shumica e traditave të Vitit të Ri besohet se sigurojnë fat të mirë për vitin e ardhshëm.
Shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara kanë traditën e të ngrënit bizele në Ditën e Vitit të Ri për fat të mirë.
Auld Lang Syne:
“Auld Lang Syne” këndohet tradicionalisht në mesnatën e natës së Vitit të Ri.
“Auld Lang Syne” u shkrua nga poeti skocez Robert Burns në 1788. Ai mund ta ketë bazuar atë në një këngë popullore.
Fjalët auld lang syne do të thotë “kohët e kaluara”.
Festimi i parë i vitit të ri u mbajt në 31 Dhjetor 1907 në sheshin Times Square në Nju Jork.
Topi origjinal i Vitit të Ri peshonte dikur 700 paund dhe ishte pesë metra në diametër. Ishte prej hekuri dhe druri dhe ishte zbukuruar me 100 llamba drite 25-vat. Dhe vendosej prej vitit 1907 vazhdimisht në shesh çdo datë 31 dhjetor.
11 nëntor 2008 – Prezantohet një top “i ri” i Vitit të Ri. Topi është një sferë gjeodezike, 12 metra në diametër dhe peshon 11.875 paund. Është ndërtuar për t’i bërë ballë erërave të forta dhe temperaturave të luhatshme.
Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H,Syri.net