Fakte që tregojnë si e ka rrënuar kjo qeveri arsimin/ Nga Erisa Xhixho

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja, Erisa Xhixho ka ndarë disa fakte që sipas saj tregojnë si e ka rrënuar kjo qeveri arsimin.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se arsimi duhet të kthehet në prioritet kombëtar, duke u mbështetur me buxhet, me vizion dhe mbi të gjitha duke mbështetur studentët dhe jo duke u marrë peng diplomat që të mos largohen.

Postimi i plotë:

Përtej propagandës, ja faktet që tregojnë si e ka rrënuar kjo qeveri arsimin:

Në krahasim me vitin 2011, numri i studentëve në universitetet e vendit ka rënë me 43%

Një në tre maturantë zgjedh të largohet nga vendi

Për shkak të shpopullimit masiv, brenda një dekade numri i studentëve parashikohet të përgjysmohet

Interesi për degët e arsimit ka rënë në 6% të totalit të studentëve

Programet studimore nuk janë azhornuar me kërkesat e tregut, bizneseve u duhet të trajnojnë stafin e ri

Buxheti i arsimit është vetëm 2% e GDP, ndërkohë që duhej të ishte të paktën 5%

Fondet për shkencën janë gati inekzistente, 0.084% e PBB ndërkohë standarti i BE është 1%PBB.

94 programe studimi janë në rrezik mbylljeje

Arsimi vuan ndërkohë që taksat e shqiptarëve digjen në inceneratorët fantazmë, PPP dhe koncesione korruptive.

Shkollat e vendit, shumë prej tyre në kryeqytet, nuk kanë ngrohje në dimër, ndërsa për kopshtin e Edenit brenda Kryeministrisë paguhen 4 miliardë lekë.

Të rinjtë shqiptarë marrin rrugët e botës se qeveria nuk mbështet familjet në nevojë.

Ndërkohë që kjo qeveri pasurohet me 7.5 miliardë lekë, në aktin e fundit normativ ka parashikuar ZERO lekë për arsimin.

Sot arsimi duhet të kthehet në prioritet kombëtar, duke u mbështetur me buxhet, me vizion dhe mbi të gjitha duke mbështetur studentët dhe jo duke u marrë peng diplomat që të mos largohen!

Zjarr Tv Ad