“Falemindetit kryeministër!”, Berisha i premton shqiptarit nga Kosova: Sapo PD të vijë në pushtet, do hiqet taksa e Rrugës së Kombit

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar i Kosovës ka marrë pjesë në takimin që Berisha ka mbajtur me demokratët e Kukësit ku u ka kërkuar atyre votën për t’u rizgjedhur kryetar i PD-në zgjedhjet e 22 majit. Ai e falenderoi Berishën duke e quajtur “kryeministër” dhe i kërkoi që të hiqte taksën e Rrugës së Kombit.

Nga ana tjetër, Berisha u përgjigj se kjo gjë do të bëhej sapo PD të vinte sërish në pushtet duke rrëzuar qeverinë aktuale.

“Taksa do hiqet dhe ajo rrugë do të mbetet e Kombit ashtu siç e ka emrin.Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak qëndrimin e tij që u vendos mbi bazën se “Kukësi ka marrë shumë” dhe duhej të paguante pse u ndërtua rruga. Është një taksë urrejtje.Qarku i Kukësit është më i varfëri në Europë. Është rreth 16 vite larg Tiranës. Ndërsa Ballkani i Hapur është projekt i mirëfilltë i Serbisë së Madhe. Është projekt i Aleksandër Vuçiç, i cili nuk njeh genocidet e bëra në Kosovë dhe Bosnjë”– u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad