Personazhet e politikës nuk kanë ‘shpëtuar’ pa u përfshirë në fenomenin më të famshëm të momentit të formatit të Big Brother’.
Kandidati i PS për kandidat bashkiak në Shkodër, Benet Becci ka folur në një intervistë televizive, ka folur për Luiz Ejllin, i cili shihet si pretendent për fitoren.
Vetëm pak ditë më parë Ejlli foli në Big Brother për ndihmën e dhënë nga Beci në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar kur ishte në krye të KESH.
I pyetur mbrëmë nga gazetarja Eni Vasili, Beci tha se është mirënjohës që ai është mirënjohës dhe tha se Luizi është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë.
“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës. Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.