“Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë’’, Pas shkarkimit nga KPA, reagon Anton Martini: Dje shteti im më “pushkatoi”, beteja ligjore do të vazhdojë…

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga KPA për problemet me pasurinë.

Në deklaratën e tij Martini thotë se ishte i përgatitur për këtë vendim pasi kishte të gjitha informacionet se po punohet fort në mënyrë të kamufluar kundër tij.

Teksa, shton ndonëse shteti i tij e “pushkatoi”, beteja e tij ligjore do të vazhdojë me shpresë që e drejta të vendoset në vend.

Ai nuk la pa falenderuar as kolegët e tij, të cilët gjatë 23 viteve të punës e kanë mbështetur dhe kanë luftuar së bashku që ky vend të bëhej sa më i sigurt.

Për më tepër ai ka zbuluar dhe një bisedë me një mikun e tij ku me ironi i është përgjigjur me shprehjen biblike  “Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë’’.

“Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të mi!Dje nuk ishte një ditë e mirë për mua dhe familjen time.

Padyshim, që isha i përgatitur edhe për këtë vendim, sepse kisha të gjithë të dhënat e nevojshme që po punohej fort dhe në menyrë të kamufluar kundër meje.Me këtë, nuk dua ta mbivlerësoj për asnjë moment veten time, më besoni.

Dje, shteti im më “pushkatoi” mua dhe familjen time, në mënyrë krejt të padrejtë e të pabesë,shtet për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cënoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi.Dje, faktori ndërkombëtar dështoi të monitorojë procesin kompleks ndaj meje, rol të cilin parlamentarët e vendit tim, j`ua besuan nëpërmjet dispozitave kushtetuese.Jam sigurisht i mërzitur nga vendimi i djeshëm, por pavarësisht kësaj, dua që sot, të falenderoj çdo mik dhe bashkëpunëtor timin, që kam pasur ndër vite, me të cilët kemi ndarë orët e gjata dhe netët pa gjumë, për të punuar që ky vend të behej më i sigurtë.Falenderoj nga zemra cdo qytetar që më ka mbështetur me fjalë e komente gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë besuar te parimet që unë mbroj.Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cënuar, të vihet në vend.

Duke e përfunduar këtë përshendetje me plot emocion nga unë, dua ta mbyll me një pasazh nga një bashkëbisedim që pata mbrëmë në orët e vona, me një mikun tim të ardhur nga larg në shenjë solidariteti me familjen time në këto momente, i cili më pyeti; “këta që të kanë rënë në qafë ty dhe fëmijëve te tu, si mund t’i zëjë gjumi të qetë”? – e si përgjigje nga unë, mori një shprehje biblike e cila mu kujtua në çast; ” Fali o Zot se nuk dinë cfarë bëjnë”!”, thotë Martini

 

Zjarr Tv Ad