Falsifikonin pasaportat/Dy të rinj në pranga ,30-vjeçari do shkonte në Angli me të dhëna të rreme

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë vënë në pranga nga policia kufitare e Rinasit, pasi u tentua kalimi i kufirit me dokumente të fal sifikuara.

”Shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i pasaportave ose vizave” dhe “Dhënie ndihme për kalim të pa ligjshëm të kufijve” dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, informon policia.

Shtetasi I. N. i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad