Familja e ministres padit qeverinë, Manjani: A nuk përbën arsye për t’u dorëhequr Ibrahimaj?!

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani:

Edhe kjo është për t’u rrëfyer.

Ministrja e Financave, dmth familja e saj, padit në gjykatë qeverinë ku ajo bën pjesë.

Këshilli Kombëtar i Territorit, ku ministrja është anëtare ka miratuar një leje ndërtimi kundër interesave të ministres.

Për këtë, ministrja që spaska thënë dot asnjë fjalë aty brenda, hidhet në gjyq KKT, dmth qeveria.

Hajde po e pranojmë edhe këtë, por disa pyetje na dalin me thënë të drejtën.

Fjala vjen:

1. A u bë mbledhje e rregullt e KKT për këtë rast apo i futi një qarkulluese Bosi ?

2. A mori pjesë në mbledhje ministrja që paska patur konflikt interesi,apo e deklaroi konfliktin dhe nuk mori pjesë?! Nëse ka qenë qarkulluese e ka firnosur apo jo vendimin? Nëse jo, me ç’arsye e ka rrefuzuar?

3. A tentoi ta sqarojë në rrugë administrative këtë praktikë me sekretarinë e KKT?!

4. Fakti që padit qeverinë ku shërben, a nuk përbën arsye etike për t’u dorëhequr?

5. A vijon të jetë dakort me qeverinë ku shërben, që rrëmben pronën private ashiqare?!

6. Ç’garanci jep ministrja pronarëve, publikut të gjerë, duke shërbyer në një qeveri e cila nuk i njeh pronën asaj vetë?

Ja këto gjëra na interesojnë ne këtej nga publiku.

Zjarr Tv Ad