Familja katër anëtarëshe rrezikon të mbytet, varka pëson defekt në gjirin e Durrësit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një familje me katër anëtarë kanë rrezikuar seriozisht të mbytet në gjirin e Durrësit, pasi mjeti lundrues (një varkë plastike) me të cilin ata kishin dalë në det për qëllime argëtimi, ka pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar.

Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxor në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.

Zjarr Tv Ad