“Fashizëm digjital, me një buton të shkatërron jetën”/ Goxhaj: Rama si Musolini, synon dëbimin e shqiptarëve deri në 2030…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Altin Goxhaj e quajti fashizëm digjital kongresin e djeshëm të Partisë Socialiste.

I ftuar në studion e Fax News, Goxhaj theksoi se programi i kryeministrit Edi Rama synon shpopullimin dhë dëbimin e qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve deri në vitin 2030.

Sipas tij sistemi digjital që ai prezanton është në fakt marrja e qytetarëve dhe çdo institucioni nën kontroll dhe se kryeministri është vënë në rolin e Musolinit.

Goxhaj: Kongresi i instalimit të fashizmit ishte ai i djeshmi, fashizëm digjital.

Ky fashizëm i ri synon shpërnguljen jashtë kufijve, agjenda e shpopullimit dhe dëmit të shqiptarëve brenda 2030-ës.

Tashmë që Rama merr dhe presidencën në korrik, është zyrtar i çdo fushe, kryetar gjykate,, kryeprokuror, drejtor SPAK, kontrollon mediat dhe shoqërinë civile. Ai prezantoi , siguri siguri siguri, fashizmi ndryshe nga komunizmi i jep përparësi kësaj fjale.

Regjimi i fortë kundër qytetarëve, ai prezantoi qartaz se do e kthejë Shqipërinë në digjitale dhe bëri Këshillimin kombëtar, si konsultim publik.563 mijë persona që kanë plotësuar gjoja qytetarët, me llogari të thjeshtë del numri 29.

36% të votave në zgjedhjet lokale përbën ky numër, e paraqiti si proces referendar, merr vendime të rëndësishme, ky është modeli i fashizmit, e bën sondazhin vetë.

Edhe Partia Socialiste tha ai do të jetë digjitale, mund të prodhohet një skenar dhe për vaksinim në tetor. Ky pyetësor nuk ka lidhje me të vërtetën, nuk pyet as për parlament as për referendum.

Ky sistem me një buton të shkatërron jetën, edhe pyetësori është pjesë e kësaj filozofie.

Zjarr Tv Ad