Fatbardh Kadilli dorëzon kandidaturën për kryetar të PD: Jam shumë më superior nga ana morale se kryetari në zyrë…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme rreth orës 12:00, Fatbardh Kadilli dorëzoi në Selinë Blu zyrtarisht kandidaturën e tij, për kryetar të Partisë Demokratike.

Deri më tani, Kadilli është i vetmi kandidat që ka dorëzuar kërkesën e tij zyrtare, për garën e zgjedhjeve të PD më 13 qershor.

Pas dorëzimit të kërkesës, Kadilli është shprehur se tashmë në PD është një moment kthese, ndërsa tha se nuk do të tradhtoj asnjë demokrat.

“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces”, tha Kadilli.

Zjarr Tv Ad